5 shqiptarë 2 maqedonas në takimin e liderëve në Maqedoni

Sapo janë mbledhur liderët e partive politike në Maqedoninë e Veriut pas dështimit të marrjes së datës për hapjen e negociatave me BE-në. E veçanta në këtë takim është fakti se shqiptarët janë copëtuar në pesë parti politike ku marrin pjesë pesë liderë në këtë takim me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski në Vodno.

 

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjithnjë ka bërë thirrje që shqiptarët duhet të jenë më të bashkuar dhe partitë opozitare të bashkohen dhe të kenë një lider, por kjo nuk ka arritur të ndodh, por çdo ditë shtohet nga një lider i ri shqiptarë.

Me lindjen e liderëve dhe partive të reja shqiptare në Maqedoninë e Veriut humbim edhe vendet në parlament kështu që sa më të copëtuar shqiptarët aq më të dobët bëhen.

Liderët pritet të bisedojnë edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat një ditë më parë i kërkoi kryeministra Zaev dhe i pranuan të gjitha partitë.