VIDEO/ Striptiste, armë, shampanjë dhe muzikë e “nxehtë”. Dalin pamjet e filmit të Ramës aktor

“I Love Tropoja” është titulli i filmit që pritet të dalë së shpejti, ndërsa mediat shqiptare e kanë trajtuar vazhdimisht dhe çdo detaj i ri që është zbuluar, kjo edhe për shkakun se pjesë e tij është kryministri Edi Rama.

Producenti i këtij filmi, aktori i humorit Ermal Mamaqi, ka publikuar edhe promon e filmit në rrjetet sociale ndërsan vihen re se femra të zhveshura, striptiste dhe të lagura me shampanjë.

Siç mund ta vini re edhe në videon e mëposhtme, në planet e publikuar nuk mungon muzika e ‘nxehtë’ armët dhe patrullat e Policisë, ndërkohë që në fund shfaqet njoftimi se filmi do të transmetohet gjatë vitit të ardhshëm.

Ajo çfarë e bën të komentuar këtë film është fakti se ashtu siç është mësuar më herët, e madje kanë dalë edhe pamje, kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e tij. Ai do të luajë pjesën e dajës së personazhit të Ermal Mamaqit, ndërkohë, pamjet që na serviren, janë aspak të njohura në ndonjë vend tjetër kryeministri i të cilit bëhet edhe aktor dhe shfaqet pikërisht në këtë variant filmi.

 

View this post on Instagram

 

Tag shokun që vdes për pak “Tropojë” @ilovetropoja_filmi së shpejti në Kinema… ❗Një komedi që do ju kënaqi shpirtin😍🤪

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on