Tirana rikthehet te fitorja pas një muaji, Kukësi ndalet ndaj Skënderbeut

Tirana u rikthye te fitorja që mungonte prej më shumë se një muaji  teksa mposhti me rezultatin 2-1 Laçin, duke prishur edhe debutimin e Armando Cungut në pankinën e kurbinasve. Në “Selman Stërmasi” sfida nisi me mjaft vrull, teksa bardheblutë gjetën avantazhin në minutën e katërt me anë të sulmuesit Dunga, por laçianët rikthyen baraspeshën vetëm 3 minuta më vonë, me anë të amerikanit Nëabueze.

 

Gjithsesi Tirana arriti të shënojë sërish në portën e kurbinasve, këtë herë me anë të Elton Cale në minutën e 44-t, ndërsa në pjesën e dytë nuk pati asgjë për të shënuar dhe kryeqytetasit u rikthyen te fitorja dhe 3 pikët, që e çojnë në vendin e tretë me 14 pikë.

Kukësi vazhdon të vuajë, teksa nuk arrin që të fitojë që nga fundi i shtatorit. Këtë herë mori vetëm një pikë falë barazimit pa gola të marrë në transfertën korçare ndaj Skënderbeut.