Ronaldo shënon super gol, por Bologna barazon menjëherë (VIDEO)

Juventus ka arritur që të zhbllokojë shumë shpejt duelin ndaj Bolognës. Në minutën e 19-të, Cristiano Ronaldo merr një top në hyrje të zonës dhe me një finte të bukur arrin që të krijojë hapësirën e nevojshme për të gjetur cepin e portës së kundërshtarëve.

 

Gjithsesi Bologna ka arritur që të barazojë menjëherë me Danilon, i cili ka shënuar një gol të bukur me një goditje të shpejtë në zonë.