Nga 0-3 në 3-3, Lazio-Atalanta dhurojnë një ndeshje të çmendur në “Olimpico” (VIDEO)

Seria A vijon të dhurojë emocionet, spektakël dhe gola. Lazio dhe Atalanta kanë barazuar 3-3, në një ndeshje që i dhuroi të gjitha. Në 45 minutat e para, begamaskët dhuruan spektakël duke shënuar 3 gola në harkun e 14 minutave. Fillimisht ishe Luis Muriel që shënoi dy gola të shpejtë, në të 23-të dhe në të 28-tën.

 

Te ky i fundit kishte jo pak faj edhe portieri Strakosha, i cili nuk arriti që të ndalte një goditje të sulmuesit, që kaloi gjithë zonën pa u ndalur nga askush. Në minutën e 37-të, Alejandro Gomez shënoi edhe golin e tretë, me një goditje me të majtën brenda zonës.

Në fraksionin e dytë, Inzaghi arriti që të ndikonte te skuadra duke e futur në fushë me një tjetër ritëm, duke bërë përmbysjen e madhe. Bardhekaltrit shënuan dy gola në harkun e dy minutave. Immobile fillimisht shënoi nga pika e bardhë në minutën e 69-të, ndërkohë që pas rinisjes së topit nga mesfusha do të realizonin sërish. Kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, vendasit fituan një tjetër penallti në fundin e kohës së rregullt, që do të kthehej në gol nga Immobile. /R.Lika-Koha Jone/