Në Tepelenë u këndojnë negociatave: Hapu moj Europë…

Grupi polifonik i Tepelenës, pas këngës për Edi Ramën dhe sukseset e Rilindjes, i ka kushtuar një beje edhe mos çeljes së negociatave.

Për më shumë ndiqni këngën.

Europë e rrënjës s’Ilirit, e gjakut, atit e birit,
E Kastriot’ ballë floririt pse na sheh me bisht të syrit
Hapu moj Europë jeshilja,
Unë jam jotja ti je imja ! (Refreni)

Hapu moj zemër ergjënde, sa t’u gjetëm s’na u gjende,
Jo me fjalë, por me mendje, të vësh dorë mbi plagën tënde.

Ngrehu dhe pritna te porta, jemi që ku lindi bota,
Po na ndatë si ndahet torta, një copë thelë në 7 copa.

Ngrehu moj Europë e shpresës, t’i japç besë vendit të besës,
Se na le në teh të presës, eja mjalto lulen e vesës.

Ngrehu dhe thuaj të vërtetën, t’ju themi mirë se ju gjetëm.
Sa heronj për ty dhanë jetën, gjysmën e kombit e tretëm.

Ngrehu moj Europë bujare, hiq të shkuarën mëkatare,
Ja u bë gjithë shqiptare, se pa ne s’do ishit fare.