Mallorca trondit Realin, i shkakton humbjen e parë sezonale (VIDEO)

Real Madridi ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon në La Liga. Skuadra e Zidane është mundur 1-0 në transfertën ndaj Mallorca-s. Vendasit do të shënonin shumë shpejt që në minutën e 7-të me Lago Junior, i cili e dërgoi topin në cepin e portës së Courtois.

 

Merengues kërkuan me ngulm golin e barazimit, por do të vuanin nga mbrojtja shumë e mirë e Mallorcas. Për ta komplikuar edhe më shumë ndeshjen mendoi Odriozola që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 74-t.

Kjo ishte fitorja e tretë sezonale për Mallorcan, ndërkohë që Reali mbetet në vendin e dytë në kuotën e 18 pikëve. /R.Lika-Koha Jone/