Lewandowski dhe Gnabri s’i mjafton Bayernit, Augsburg i befason në fillim dhe në fund (VIDEO)

Bayern Mynich nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 ndaj Hoffenhaim. Skuadra e Niko Kovac është befasuar në fundin e ndeshjes, kur e mendoi duelin të fituar. Vendasit kanë arritur që të befasojnë kampionët e Gjermanisë pas 27 sekondave të para. Në një rrëmujë të krijuar në zonën e bavarezëve, Marco Richter përfiton duke mposhtur Neuer.

 

Reagimi i bavarezëve nuk do të vononte, teksa në minutën e 14-t, Robert Lewandowski arriti që të shënonte një super gol me një goditje të bukur me kokë. Ky ishte goli i 12-të në Bundesligë për polakun gjatë këtij sezoni, duke bërë nisjen më të mirë në karrierën e tij.

Në fillimin e pjesës së dytë, futbollisti më në formë i Bayernit, Serge Gnabry shënon një tjetër gol spektakolar me një goditje me të majtën në hyrje të zonës. Kur u duk gjithçka e mbaruar në fundin e ndeshjes, vendasit shënuan golin e barazimit në minutën e dytë të shtesës. Alfred Finnbogason ndëshkoi bavarezët ishte në vendin e duhur në zonë për ta devijuar topin në rrjetë, teksa Neuer më kot ngre dorën për pozicion jashtë loje. /R.Lika-Koha Jone/

Image