Kthimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria, Cakaj: Të angazhuar maksimalisht

Duke parë shqetësuar e treguar për fëmijën në Siri, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj garantoi sot se Shqipëria është e angazhuar në mënyrë maksimale për të bërë të mundur kthimin e fëmijëve shqiptarë nga kampet në Siri, ku ndodhen prej vitesh. Cakaj theksoi se Qeveria po punon me partnerët ndërkombëtarë për të bërë të mundur kthimin e tyre në atdhe. “Ne jemi të angazhuar maksimialisht, po punojmë me partnerët ndërkombëtar për të realizuar këtë objektiv”, tha ministri. Gjthsesi, Cakaj u tregua i rezervuar për të dhënë më shumë informacione për shkak të kompleksitetit të çështjes.