Kërpaçi: Mos hapja e negociatave përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ramës, të japë dorëheqjen!

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi e ftuar në një intervistë për televizionin Report Tv komentoi edhe vendimin e djeshëm për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Ajo u shpreh se kryeministri dhe shteti ynë nuk i ka kryer detyrat e nevojshme që ne të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian.

Gjithashtu ajo theksoi se kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit Rama dhe për këtë ai duhet të japë dorëheqjen.

“Përtej propagandës që bën kryeministri apo zgjatimet e tij në deklarata të ndryshme, qytetarët e kanë kuptuar nëpërmjet vendimit të djeshëm se shteti ynë dhe ky kryeministër nuk i ka kryer këto detyra, nuk ka garantuar që ne të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian. Dhe për këtë pa diskutim që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Sepse ai mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për vendimin e djeshëm.” – u shpreh Kërpaçi.