“JO e madhe”/ Kapexhiu: Dështimi me negociatat, përgjegjësi e Ramës

“Jo e madhe”. Kjo është dixhitura e karikaturës së rradhës së mjeshtrit Bujar Kapexhiu.

Pas mbylljes së derës që Bashkimi Europian i bëri Shqipërisë, artisti i njohur, përmes artit të tij bën përgjegjës kryeministrin e vendit Edi Rama, të cilin e shfaq si Don Kishot, ndërsa kreun e Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla si Sanço Panço, ndërsa përballë tyre qëndron “JO”-ja e madhe europiane.

Emigrimi ilegal, azilantët, korrupsioni, trafiku dhe mungesa e institucioneve të drejtësisë ishin “pikat e zeza” që detyruan Europën ti thoshte “Jo” Shqipërisë, ndërsa Rama nga ana tjetër vijon të bëjë përgjegjës vendet anëtare të Unionit.

Karikatura e Bujar Kapexhiut: