Interi kërkon të arkëtojë 130 milionë euro nga 4 shitje

Interi e ka nisur mjaft mirë këtë sezon duke sfiduar Juventusin në luftën për titullin kampion. Zikaltrit gjithashtu po punojnë për të rregulluar bilancin financiar, diçka që parashikohet të bëhet me arkëtimin e 130 milionë eurove për shitjen e katër futbollistëve.

 

Duke nisur nga ish-kapiteni Mauro Icardi, për të vijuar me Ivan Perisic, Joao Mario dhe Gabigol. Kjo shifër do ta ndihmonte klubin, që jo vetëm të rikuperonte një pjesë të rëndësishme të investimit të bërë për blerjen e Lukaku-t, por edhe për të tjera afrime në merkato.

Mbetet të shihet edhe ecuria e këtyre futbollistëve, pasi starti në skuadrat respektive nuk është se ka qenë më i miri.