Hysaj ka akord me Romën, por Napoli nuk heq dorë nga 20 milionë euro

Elseid Hysaj mund të jetë një nga protagonistët e mëdhenj të merkatos së janarit. Mbrojtësi shqiptar këtë sezon ka luajtur vetëm në tre ndeshje në kampionat, me një total prej 54 minutash, pasi edhe ka pasur probleme fizike.

 

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, futbollisti shkodran dëshiron të transferohet në një skuadër që i garanton më shumë minuta, teksa Roma duket se është opsioni më i mirë. Hysaj ishte objektiv i verdhekuqve edhe gjatë verës, me agjentin e tij Mario Giuffredi, që arriti të transferonte një tjetër futbollist, Veretout në kryeqytetin italian.

Marrëveshja me Romën për kalimin e Elseidit është për një kontratë me vlerë 2.5 milionë euro në sezon, por duhet bindur edhe Aurelio De Laurentiis. Numri një i Napolit nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga kërkesa prej 20 milionë eurosh. Pas dëmtimit të rëndë të mbrojtësit Zappacosta, trajneri Fonseca kërkon një tjetër mbrojtës cilësorë.

Kontrata e Hysajt skadon në vitin 2021, por duhet bindur skuadra e Napolit për ta lënë të lirë për një shifër më të ulët se kërkesa prej 20 milionë eurosh për të zhbllokuar tratativën. /R.Lika-Koha Jone/