FOTO/ Marsela Çibukaj suprizon me linjat e saj

Konsiderohet shpesh si zëri “black” i muzikës shqiptare, e në fakt, ngjyrimi melodioz i zërit të Marsela Çibukajt e ka bërë një këngëtare shumë të dashur për shqiptarët.

Por së fundmi këngëtarja nuk po habit vetëm me zërin e saj por edhe me format e saj trupore.

E pandarë nga partneri i saj muzikant, Vitmar Basha, këtë herë ajo është fotografuar në kinema nga paparacët e ‘Panorama Plus’ dhe shihet tashmë e përgjysmuar në peshën trupore.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të shohim se si do të duket nuse vajza me buzëqeshje të madhe.