Formacionet/ Kumbulla dhe Rrahmani sfidon Napolin e Ancelottit

Pas pak minutash do të luhet dueli mes Naplit dhe Veronës. Do të jetë një duel shumë i rëndësishëm për vendasit që synojnë vetëm 3 pikët, ndërkohë që në krahun tjetër do të jetë një tjetër provë për mbrojtësin e kombëtres sonë Marash Kumbulla.

Talenti 19-vjeçar po shkëlqen këtë fillim sezoni, teksa zhvilloi paraqitje fantastike ndaj Milanit dhe Juventusit. Hysaj nuk do të jetë në dispozicion të Ancelottit në këtë ndeshje, ndërkohë që Rrahmani vijon të luajë titullar në vendosjen me 3  të Veronës.