City rigjen fitoren në Premier League, mund Crystal Palace (VIDEO)

Manchester City bëri detyrën në transfertën londineze ndaj Crystal Palace, ku arriti të imponohet me rezultatin 0-2, duke reduktuar përkohësisht distancën nga kreu, në vetëm 5 pikë.

Skuadra e Pep Guardiolës dominoi takimin dhe arriti të kalojë në avantazh me anë të Gabriel Jesus në minutën e 39-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë David Silva vulosi suksesin me golin e dytë.

Me këtë fitore Manchester City shkon në kuotën e 19 pikëve, 5 më pak se Liverpooli që i ka fituar të 8 takimet e para dhe kryeson me 24 pikë.