Chelsea i falet Alonsos, Tottenham ndalet sërish në Premier League (VIDEO)

Chelsea ka rrëmbyer fitoren fe tretë radhazi në Premier League. Blutë e Londrës mundën minimalisht 1-0 Newcastle United. Marcos Alonso shënoi golin e vetëm të ndeshjes, me një goditje në hyrje të zonës me të majtën. Skuadra e Lampard mban vendin e tretë në tabelën e renditjes me 17 pikë, aq sa Leicesteri.

 

Tottenhami nuk del dot nga kriza, teksa sot ka bërë një tjetër hap fals. “Spursat” barazuan 1-1 ndaj Watford. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Doucoure, por Dele Alli do të vendoste baraspeshën 4 minuta nga fundi duke shpëtuar trajnerin Pochettino. /R.Lika-Koha Jone/