Çekiçi s’di të ndalet në Slloveni, shënon super gol nga goditja e dënimit (VIDEO)

Endri Çekiçi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin slloven. Futbollisti shqiptar ka realizuar një gol shumë të bukur në triumfin e sotëm ndaj Rudarit me rezultatin e thellë 6-0.

Në minutën e fundit, Çekiçi realizoi një super gol nga goditja e dënimit, duke vulosur rezultatin në 6-0. Ky ishte goli i 5-të në kampionat për shqiptarin, i cili nuk është ftuar nga trajneri Edi Reja, pavarësisht formës së shkëlqyer që po kalon.

Olimpja Ljubjana, kryeson kampionatin me 30 pikë në 14 ndeshje, me një diferencë +5 nga ndjekësit e Maribor.