Ca fakte për të kuptuar Sharlatanin

Nga Ilir Levonja –

1) Në prillin e këtij viti, Notre Dam de Paris përfshihet nga një zjarr aksidental. Thuajse 85% e shqiptarëve i kap një trishtim i madh aq sa statutet në fb, twitter, instagrame etj., i ngjasonin një gare se kush e kishte keqardhjen më të madhe. Lotë e dhimbje mund të përmblidhej e gjitha. Njerëz me kulturë apo të kënduar siç edhe thonë tek ne. Lotë me shumicë, sipas shumë prej tyre, po digjej jo vetëm historia e Francës por edhe ajo e botës. Korit iu bashkua edhe kryeministri, madje nxitoi të kontribuonte me fonde ndihmë. Kishte një mospërputhje me kohën dhe për ironi të fatit nuk ishin ndjerë kaq shumë të hidhëruar kur në vitin jo shumë të largët 1968-të iu vërsulën kishave dhe xhamive me moton se feja është opium për popujt. Por këtu bëhej fjalë për Notre Dam de Paris, jo për kishën e Vaut të Dejës, për faqjen tonë të zezë. Po flasim për kulturën botërore ku asgjë nuk ka rëndësi sa ajo. Dhe kjo është një mendësi shqiptare që e ka emrin shesim pordhë. Një mendësi që të mbyt të gjallë me kutërbimin. Sot këta ithtarë të kulturës botërore i shoh të pështyjnë karshi Francës, madje të na kujtojnë suportin e saj karshi Serbisë, si varrosje të memories sonë. I pari në krye të tyre është një sharlatan që fatkeqësisht vendi im e ka për kryeministër.
2) Në qershor të po këtij viti, statutet e fb, twittërve, instagrameve, të thuajse 85% e shqiptarëve informalë, gati u çanë nga pozat me një këngëtare. Quhej Karla Bruni apo ish zonja e parë e Francës, gruaja e dytë e Nikolas Sarkozi, ish presidenti i Francës. Bash në muajin e nxehtë kur vendi gati të përfshihej në përplasje të madhe civile për shkak të votimeve monopartiake që bënte kryeministri. Paraditeve shkonte me dhunë rrugësh nëpër qytete, me kapele të kuqe ku shkruhej numri 30, mbasdite postonte foto me familjen dhe Carla Brunin apo francezin, ish presidentin Sarkozi si mburrje që ishte ithtar i kulturës franceze. Kushedi se sa i ka kushtuar buxhetit të pluhurosur, rraskapitur, a tejshpuar të shqiptarëve akomodimi i Carlës dhe ish presidentit, por këto nuk janë asgjë për një avdall që thotë se i jap truallin e teatrit partneritetin publik privat se qeveria nuk ka fonde për të ndërtuar një teatër. Ai i Francës, kur u dogj Notre Dam-i tha se do ta ndërtojmë shumë shpejtë, nuk tha se nuk ka fonde. Megjithatë sot këta mender ithtarë të kulturës franceze botërore me në krye qeveriun janë gati ta shqyejnë Francën. Me klishetë e tip Enver mashtrojnë përditë një Shqipëri të lodhur. Se ndërsa Enveri shkruante tek Hrushovianët, për shqiptarët dhe internacionalistët se gjoja i kish thënë Nikitës se ne shqiptarët mikun e konsiderojmë mik, ndaj kurrë nuk flasim kundër tij. Të kundërtën shkruante Nikita Hrushovi se, Enveri pikërisht atë kishte bërë, gati e kishte mbytur gjithë ditën duke i folur kundër Titos dhe jugosllavëve. Shkurt ne asnjëherë nuk merremi me hallet tona, por me ato të të tjerëve… Se ne kurrë nuk u bëmë objektiv, por ishim, mbetmë thjesht pordhalaqër.
3) Afërmendësh Edi Rama duhej të dorëhiqej, por nuk e bëri. Dhe as nuk ka për ta bërë. Eshtë tipitk sa Bashar al Asadi i Sirisë, po aq edhe Maduro i Venezuelës. Deri dje mbyti një botë të tërë me argumentin e imazhit të prishur të Shqipërisë nga protestat opozitare. Nga të ashtuqujturët molotovët e opozitës apo largimin prej Kuvendit të saj, duke djegur mandatet publikisht. Kjo një e drejtë e plotë karshi prurjeve në kuvend por edhe përgjimeve ku deri vet ai, sharlatani, përfshihej në skandalin e vjedhjeve të votave. Dhe për më keq akoma, kjo dosje përgjimesh qe harruar qëllimisht menjanë si pakt atyre marrëveshjeve të përfoluara dhe që aq shumë qejf i kemi ne shqiptarët. Megjithatë shqetësimi i Francës nuk qe asnjë nga këto, duke i lënë në udhën e vetzgjedhjes standartit dhe ligjit shqiptar, pasi në një vend ku një komisioner zgjedhor është më i fortë se Presidenti i Republikës zor të dominoj demokracia. Por ishte një problem europian, ai i azil kërkuesve dhe kontingjentit të shpërndarsve apo kultivuesve të drogërave, ku shqiptarët po marrin frenat. Dhe sharlatani i parimeve dhe i propagandës i kish bash në kabinetin e tij disa syresh. Afërmendsh, sharlatani nuk dorëhiqet, kësisoj mjerë ai shqiptar që nuk do ta kuptoj se dhe fenaskonin do t’ia heqin nga lista e rimbursimeve.
4) Dhe një të fundit, për të kuptuar Sharlatanin, apo sharlatizmin tonë. Për të kuptuar viktimizimin tonë brenda propagandës, për të kuptuar pordhizimin tonë. Në Janar të 2015-ës, Franca u përfshi nga një sulm me theks çështjet e besimeve fetare. U masakruan plot 12 francezë, midis tyre një karikaturist me emrin Charlie Hebdo. Sharlatani hovi në një avion me krerët e komuniteteve fetare, madje marshoi në mes tyre, madje madje shkrojti plot kënaqësi e pordhë se Shqipëria e vëllazërisë fetare është e vendosur të mbaj lartë flamurin e lirisë dhe të drejtave dhe të barazisë mes të gjitha opinioneve dhe besimeve fetare. Janë fjalët e tija, i gjeni në statutet e tija në fb e twitter. Megjithëse e ka deklaruar ngahera se, ç’faj kam unë për ato që them. Por vetëm për liritë a të drejtat e shqiptarëve nuk ka punuar. Thotë me gojën plotë se ç’faj ka ai që shqiptarët nuk besojnë reformat e tia, pse nuk kanë zanate, pse janë të pa aftë të punojnë etj. Madje ç’faj ka ai pse përfundojnë ushtarë të ISIS-it, në kultivues a shpërndarës të drogës? Ai i ka thënë Erjonëve të punojnë, të punojnë fort për mirëqenien e shqiptarëve, por shqiptarët janë dembelë, janë gdhë’, janë as peshk e as mish. Se kështu i njeh dhe i do shqiptarët sharlatani dhe kështu do jenë.