6 vite larg muzikës, Julka Gramo zbulon arsyen

Julka Gramo është një nga figurat më të të dashura televizive. Vite më parë ajo këndonte dhe vokali i saj dallohej shumë shpejt por që prej gjashtë vitesh është shkëputur nga muzika duke i munguar shumë publikut.

Julka është marrë me moderim por të gjithë janë kuriozë të dinë pse ajo vendosi të mungonte në skenën shqiptare për kaq shumë kohë. Këtë të premte Julka ishte e ftuar në emisionin ‘Mirage’ ku ka zbuluar të reja si nga jeta private ashtu dhe nga ajo profesionale.

Këngëtarja ka treguar se ndonëse nuk i ka thënë komplet stop muzikës, nuk do të jetë më kurrë Julka që ishte dikur, ajo që merrej me këngë e me albume. Po ashtu ka zbuluar arsyen për këtë: duke qenë se u bë mami dhe muzika i merrte shumë kohë, ajo nuk donte që t’i linte fëmijët pas dore, kështu që vendosi të tërhiqej pak. Kjo tërheqje e ka bërë Julkën të kuptojë, se dashuri më e madhe për të, është radioja edhe televizioni.