Zgjedhje të parakohshme? Basha: Opozita e gatshme që nesër

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë konferencës me gazetarët pas refuzimit të negoictave, tha se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme në çdo kohë. ”Ne kemi një vit që luftojmë për to, sigurisht që është e gatshme që nesër opozita, por të kenë standarde minimale të zgjedhjeve të lira”. Basha ndër të tjera tha se e sotmja është “një dështim spektakolar i një kryeministri në histori”, duke i quajtur kushtet e Bundestagut si kushtet e Ramës.