Teuta fundos Flamurtarin me një “perlë” të Kallakut (VIDEO)

Teuta është rikthyer në rrugën e fitoreve në kampionat duke ruajtur vendin e parë në tabelën e renditjes. Skuadra durrsake ka fituar minimalisht me vështirësi 1-0 ndaj Flamurtarit që gjendet shumë në vështirësi në këtë fillim sezoni.

 

Skuadra e Bledi Shkëmbit do të dominonte lojën në 45-minutat e para duke ju afruar në disa raste golit me Kallakun dhe Hoxhën. Në fillimin e fraksionit të dytë do të vinte edhe goli i vetëm i ndeshjes. Kallaku merr një top në zonë, rrotullohet me një finte të bukur dhe më pas e dërgon topin në cepin e portës, atje ku Moçka e ka të pamundur për ta arritur.

Flamurtari kërkon të reagojë me Sukajn, por goditja e tij dy minuta më pas përfundoi në rrjetën e jashtme. Pavarësisht përpjekjes së vlonjateve rezultati nuk do të ndryshonte, me Teutën që mbetet në krye me 15 pikë, ndërkohë që Flamurtari mban vendin e fundit në renditje me vetëm 2 pikë. /R.Lika-Koha Jone/