Takimi Zidane-Pogba, trajneri francez gjithçka në konferencë

Zinedine Zidane është fotografuar së bashku me Paul Pogba në ditët e fundit duke ngjallur besimin për një transferimin e mundshëm të francezit në “Santiago Bernanbeo”. Trajneri i merengues, në konferencën për shtyp, komentoi këtë rast.

 

“Ishte një takim i gjithi rastësor. U ndodhëm në të njëjtën vend dhe biseduam për gjëra private mes dy personave, pasi njihemi prej kohësh. Do ta blini në janar? Janë shumë opsione për shumë klube. Kur të arrijmë në janar, do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Për Pogba-n, interesohet edhe Juventusi, por mbetet të shihet nëse të dyja skuadrat do të jenë të gatshme për të ofruar shifrën e 150 milionë eurove të kërkuar nga “Djajtë e Kuq”. /R.Lika-Koha Jone/