Shpërthim me bombë gjatë lutjes brenda në xhami, 29 të vdekur

Një bombë ka shpërthyer brenda një xhamie në lindje të Afganistanit gjatë lutjeve të së premtes. Raportohet se të paktën 29 burra që  po luteshin janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur.

Numri i viktimave mund të rritet pasi ekipi i shpëtimit dhe njerëzit po punojnë për nxjerrjen e trupave nga rrënojat, raporton Reuters.

Çatia e xhamisë është rrëzuar për shkak të shpërthimit.

Asnjë grup militant nuk ka marrë përgjegjësi deri më tani.