Rihanna provokon me bikini, ndërsa në New York del biografia e saj fotografike

Ajo sapo ka nxjerrë librin e saj biografik në formatin fotografik, duke u prezantuar në New York me një look leopard, super agresiv dhe seksi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on

Ndër të tjera këngëtarja Rihanna ka treguar në një video slowmotion në Instagram format e saj sensuale dhe perfektë me bikini.

Për Rihannan ky është vërtetë një moment i artë, që ajo e shijon duke guxuar dhe provokuar.

Në storiet e saj në Instagram ylli i pop-it nga Barbados ndan një video ku shfaqet me xhinse të shkurtra, teksa filmon me celular dhe bën gjeste provokuese. Tashmë sipërmarrësja e suksesshme me linjat e saj të veshjeve dhe të të brendshmeve duket e pakapshme.

Teksa qarkullojnë zëra për të fejuarin e saj të ri dhe një shtatzëni të mundshme, ajo vazhdon të bëjë të flasin për të, me bukurinë dhe guximin e saj.