Edi Rama s’mban përgjegjësi për dështimin: E ka fajin Franca!

Edi Rama gjatë konferencës për dështimin e negociatave

Pas dështimit për hapjen e negociatave me BE-në, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për mediat. Në më shumë se 1 orë e 30 minuta para gazetarëve, kreu i qeverisë nuk pranoi në asnjë rast se faji për këtë dështim është i qeverisë së tij. Gjatë gjithë komunikimit, kryeministri një herë akuzoi direkt Francën si bllokues, një herë Holandë dhe më pas problemet e brendshme të BE.

I pyetur disa herë mbi faktin se presidenti Macron pati ankesa për azilantët dhe reformat, kryeministri Edi Rama bëri përgjegjës kreun e shtetit francez për bllokimin e negociatave dhe jo qeverinë.

Edhe pyetjes nëse do të kërkonte mocion besimi në Parlament, Edi Rama ju përgjigj me ironi se “mund ta kërkonte në Parlamentin francez, pasi nuk kishte arsye në Tiranë”.

Po me ironi Edi Rama ju përgjigj dhe pyetjeve të gazetarëve që i përmenden kërkesën e Francës për të bërë më shumë reforma. Kryeministri tha se edhe vet Franca duhet të bëjë reforma. “Edhe Macron duhet të bëjë më shumë, edhe ai vetë e thotë. Të gjithë duhet të bëjmë më shumë. Ne kemi bërë gjithçka dhe Macron dhe gjithë të tjerët të thoshin po. Nëse nuk e thanë kjo nuk ka të bëjë me ne. Qëndrimi Presidentit në raport me temën e djeshme është konceptual kundër mënyrës i funksionin sot BE”,- deklaroi Edi Rama.

Dështimi për të disatën herë i negociatave është trajtuar në mënyrë absurde nga kreu i qeverisë. Kur mori pushtetin dhe dështoi me negociatat tha se e kishte fajin Sali Berisha që sipas tij nuk bëri reforma gjatë qeverisjes. Kur dështoi sërish tha se e kishte fajin opozita që nuk bashkëpunon. Tashmë i ka gjithë pushtet dhe opozitën false në Kuvend dhe sërish dështoi. Por edhe këtë herë fajin, sipas Edi Ramës e ka Franca dhe BE.

Lexoni edhe…