Rama: Nëse në vend të Gentit do të ishte Nard Ndoka, konsensusi i garantuar pa takim fare

Partia Demokratike e ka cilësuar dështim personal të Ramës shtyrjen e hapjes së negociatave me BE.

Por Rama mes ironisë tha se përgjegjësia e tij e vetme është se nuk arriti të përafrojë Francën dhe Gjermaninë në qasjet e tyre për të ardhmen e BE.

Madje Rama tha se po të kishte qenë opozita e bashkuar në qeveri mesiguri do të ishim duke festuar, teksa nuk kurseu dhe batutat për Nard Ndokën.

Rama: Patjetër, është absolutisht ee vërteë që është përgjegjësia ime pse Franca dhe Gjermania kanë dy qasje të ndryshme për të ardhmen e BE.Nuk kam arritur dot ti bëj bashkë dhe ti bind se cila është rruga e duhur që të jenë në harmoni me njëri-tjetrin. Është përgjegjësia ime pse zhvillohen zgjedhje europiane në të njëjtën kohë kur duhet marrë një vendim dhe shtyhet vendimi.Është përgjegjësia ime pse shumica dërmuese e vendeve duke filluar nga Gjermania thonë PO ndërkohë që Franca dhe dy vendet e tjera për arsyet e tyre thonë  kjo, këto të gjitha janë përgjegjësia ime. 

Nuk diskutohet që një qeveri me të gjithë ata që dalin bashkë dhe thonë jemi opozita e bashkuar sot do të kishte marrë çeljen e negociatave.Kjo nuk diskutohet. Nëse në vend të Gentit do të ishte Nard Ndoka dje konsensusi do të ishte i garantuar pa filluar fare takimi, do ta kishin ftuar dhe në darkë që të dëgjonin sesi duhet të ishte e ardhmja e BE. Këto janë normale, i mirëkuptoj por nuk kanë lidhje me temën.