Rama: Jo çështje ambasadash dhe ambasadorësh

Në konferencën për shtyp lidhur me vendimmarrjen negative të negociatave, Rama tha se pavarësisht dëshirës së mirë kjo nuk është një çështje që mund të mundësohet me ambasada dhe ambasadorë, duke shtuar se procesi është shumë kompleks. Rama foli për çështjen e vogëlushit shqiptar, Albin Berisha, i bllokuar në kampin e të burgosurve në Siri. ”Në bashkëpunim me partnerët amerikanë ne kemi zhvilluar një proces të tërë identifikimi, disponojmë të dhëna mbi identiteti e shumë prej personave. Tërheqja e tyre në ato kampe nuk bëhet me ambasada dhe ambasadorë. Gjithë procesi është i komplikuar dhe kërkon koordinim me partnerët. Ne kemi punuar, kemi një plan veprimi të rakorduar me partnerët tanë, ka një sërë grupesh të përfshira , nuk mund të ndaj më shumë. Po të ishte çështje ambasadash apo ambasadorësh edhe vendet e tjera do të ishin tërhequr individët dhe gratë dhe fëmijët. Kam komunikuar me afërmit, babin e djalit dhe ja kam sqaruar që është një çështje që nuk varet nga ne”.