Rama do mbahet mend vetëm për…atletet

Veshja e Edi Ramës gjatë takimeve zyrtare në Bruksel

Si fillim Bundestagu gjerman vendosi 9 kushte për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo ishte një goditje e shpresave tona për çeljen e negociatave.

Ndërkohë që më pas Franca ishte ajo që i dha goditjen përfundimtare shpresave të vendit tonë për të hapur negociatat.

Por sërish një gjë e tillë nuk i bëri përshtypje kryeministrit të vendit i cili tentoi edhe një goditje të fundit. Meqë nuk arriti të plotësonte kushtet e vendosura ai kërkoi që t’u ndryshonte mendjen krerëve të BE-së me një stil veshje të pazakontë.

Për fatin e keq të Shqipërisë, e vetmja gjë për të cilën Rama do mbahet mend nuk do jetë ndonjë fjalim që mori vëmendjen e të gjithëve por për atletet e tij.