“Paraqiten si patriotë të mëdhenj me mjekër si Ismail Qemali”, Basha ironizon Ramën

Kryetari i PD Lulzim Basha ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me pamjen e këtij të fundit, ku shfaqet me mjekërr.

Në një bashkëbisedim me gazetarët ku kryefjalë e tryezës është vendimi negativ i Këshillit Europian për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, lideri i opozitës shigjetoi kreun e qeverisë, pavarësisht se nuk përmendi emra duke shtuar se; “Këta që paraqiten si patriotë të mëdhenj dhe e lënë mjekrën si Ismail Qemali”.

“Dy në 10 familje ushqehen me lista. 70 % e shqiptarëve harxhojnë paratë për bukë, nivele afrikane mjerimi. Pse ndodhin të gjitha këto? Këta që paraqiten si patriotë të mëdhenj dhe e lënë mjekrën si Ismail Qemali. Ne do dalim nga kjo krizë, por është fillimi i fundit të kësaj sëmundje të tmerrshme, që për pak do e shkatërronte vendin. Kjo e ardhme tashmë është në duart tona dhe kërkon që të besojmë se e nesërmja do të jetë dhe mund të jetë ndryshe. Pasi ky vend është i talentuar dhe me vende të jashtëzakonshme. Këtu e vetmja e keqe është kapja e pushteteve”, tha Basha.