Negociatat/ Cakaj: I kemi përmbushur kushtet, edhe pse ka mungesë të konsensusit

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, me anë të një postim në rrjetet sociale deklaron se pavarësisht mungesës së konsensusit në Këshill për çeljen e negociatave, Shqipëria do të vazhdojë angazhimet e saj reformatore dhe përpjekjet e mëtejme në shërbim të aspiratës evropiane. Sipas tij, anëtarësimi me Shqipërinë nuk vjen si rrjedhojë e interpretimeve kundërthënëse lidhur me progresin e vendit por si pasojë e vizioneve të ndryshme për reformën strukturore të Bashkimit Evropian në përgjithësi.

Postimi i plotë

Mungesa e konsensusit në Këshill për çeljen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë nuk vjen si rrjedhojë e interpretimeve kundërthënëse lidhur me progresin e vendit, por si pasojë e vizioneve të ndryshme për reformën strukturore të Bashkimit Evropian në përgjithësi.

Përderisa nuk ka një ujdi absolute për të filluar bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ekziston një pajtueshmëri e plotë se të dy vendet kanë përmbushur të gjitha kushtet e paraqitura në konkluzionet e qershorit të vitit 2018.

Pavarësisht kësaj, Shqipëria do të vazhdojë angazhimet e saj