Mocion besimi? Rama: Mund t’ja kërkoj Parlamentit francez

Në konferencën për shtyp fill pas rezultatit negativ me negociatat, kryeministri Edi Rama tha edhe se: ”Mund t’ja kërkoj Parlamentit francez por Parlamentit shqiptar nuk e di se për çfarë t’ja kërkoj”, kur u pyet drejtpërdrejtë nëse e sheh si mundësi që t’i kërkojë Parlamentit një mocion besimi ndaj Qeverisë. Rama kaloi më pas në rastin e Maqedonisë së Veriut, ku raportohet për një dorëheqje të mundshme të Zoran Zaev nga detyra e kryeministrit. ”Shtimi i bishtave nuk është korrekt”, tha Rama, duke shtuar se “cilido vend që ka hyrë në BE, po të ishte në vendin tonë dje, nuk do e merrte po-në”.