Mesazhet franceze për negociatat

Nga Kastriot Islami *

Edhe në 2019 nuk do të hapen negociatat me BE për Shqipërinë. Shqiptarët duhet ta lexojnë me vëmëndje këtë vendim unanim të krerëve të shteteve të BE.

Përgjegjëse e vetme është qeveria Rama dhe Rama në krye të saj. Natyrisht pa përgjegjësi nuk mbeten as opozita, as shoqëria civile, as biznesi, as media, madje edhe qytetarët…

Por nuk është përgjegjëse as BE, as Franca, as Gjermania, as Hollanda, as Spanja, as Danimarka, as Belgjika…Por kanë nje pjesë të përgjegjësisë Junker, Mogherini, Hahn e Flecktein se jo vetëm nuk i kanë treguar të vërtetën shqiptarëve por duke mbështetur qeverinë Rama, kanë rritur pritshmëritë e tyre me lugën bosh…

Për të kuptuar më mirë këto përfundime, duhen lexuar me vëmëndje mesazhet franceze:

Mesazhi I: Mos dëgjoni gënjeshtrat e Ramës e të qeverisë së tij për sukseset imagjinare…

Franca, ose më saktëMinistrja franceze për cështjet e Europës ka thënë qartë: “Franca nuk i ka thënë JO hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë, dhe as ka kërkuar kushte…”; Franca ka thënë vetëm se “…Shqipëria nuk i ka plotësuar detyrat e shtëpisë qëi kemi vendosur në vitin 2018…”, dhe vetëm kaq…Pra mesazhi francez për shqiptarët është i qartë: qeveria shqiptare qëi ka thënë JO hapjes së negociatave me BE…Dhe këtë gjë e kanë thënë edhe Gjermania, edhe Hollanda, edhe Danimarka, edhe Spanja, edhe Belgjika, madje edhe ata që kanë kërkuar hapjen e negociatave, pra ky është n jë vlerësim unanim..Qe vetëm Rama e kundërshton sepse ky vlerësim bën përgjëgjës Ramën dhe qeverinë e tij…

Mesazhi II: Gjithcka ju kanë thënë Mohgerini, Hahn, Flekstein s’tregojnë realitetin shqiptar

Franca, me shumë elegancë i ka dërguar shqiptarëve edhe mesazhin që në fakt i drejtohet Junkerit, Mogherinit, Hahnit dhe Fleckesteinit, se propozimi i Komisionit Europian për hapjen e menjëhershme dhe pa kushte të negociatave me Shqipërinë, nuk pasqyron realitetin në Shqipëri, prandaj besoni vlerësimin e vëndeve anëtare. Thënë më troc, Shqipëria ndryshe nga cfarë thonë Junker, Mogherini, Hahn dhe Fleckstein, nuk i ka plotësuar detyrat që i kemi vendosur në vitin 2018. Franca me këtë rast i ka thënë partnerëve të tij por edhe shqiptarëve, se vlerësimin politik për hapjen e negociatave do ta bëjëtani dhe në të ardhmen Këshilli Europian. Prandaj Franca ka kërkuar që të ndryshojnë rregullat e procesit të integrimit, (për rastin konkret, ato të hapjes së negociatave), para se vëndet kandidate, më konkretishtShqipëria që nuk i ka plotësuar detyrat, të fillojnë negociatat me BE.

Mesazhi III: Mosreagimi apo reagimi duke emigruar ndaj keqqeverisjes suaj mund të rezultojë me kosto..

Franca ndërkohë i ka dërguar shqiptarëve edhe një mesazh tjetër: Nëse nuk reagoni ndaj qeverisës suaj që nuk plotëson kushtet për hapjen ne negociatave por ju e gjeni zgjidhjen duke kërkuar azil politik tek ne, atëhere po ju paralajmërojmë për cështjen e lëvizjes së lirë në BE që e keni keqpërdorur për të kërkuar azil politik. Pra mosreagimi apo reagimi përmes tentativave për emigrim do të ketë një kosto: do të rishikohet vendimi për lëvizjen e lirë të cilin shqiptarët po e keqpërdorin për të kërkuar azil politik.

(*) Autori është ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë në vitet 2003-2005