Lerda: “Loro Boriçi” na motivon, synojmë fitoren për tifozët

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda ka folur në konferencë për shtyp në prag të duelit të radhës në transfertë ndaj Vllaznisë. Trajneri italian i të kuqve e pranoi se mund të ketë ndryshime në formacion, por nuk zbuloi detajet.

 

“Kam parë shumë mirë lojtarët mi. Skuadra ka treguar një kondicion të mirë gjatë kësaj kohe. Luajmë në një stadium shumë të bukur dhe në një fushë të mirë. Do të luajmë përballë një kundërshtari që sapo ka ardhur në Kategorinë Superiore dhe është i rreshtuar mirë taktikisht. Ndeshjet që ka bërë këto javë kanë qenë të mira. “Loro Boriçi” do të jetë i mbushur dhe kjo na jep një motiv më shumë për të bërë një ndeshje të mirë.

Nuk do të kemi tifozët në një ndeshje kaq të rëndësishëm dhe e dinim pas vendimit të Komisionit të Disiplinës. Na vjen keq por do të mundohemi të luajmë edhe për ata. Ne punojmë në të gjithë repartet dhe do të vendosim nëse luajmë me 3 apo 4. E kemi nisur me 3 dhe tani luajmë me 4 por mendoj se repartet janë të konsoliduar në çdo repart. Vetëm Mala ka ndryshim.

Gjatë kësaj periudhe kemi punuar me një grup të pakët lojtarësh pasi shumë kanë qenë me skuadrat. Sot vjen edhe Braën por më vjen mirë që edhe Trashi shënoi në debutimin e tij dhe për këtë jam kënaqur shumë. Kanë qenë paraqitje pozitive sidomos për Trashin me paraqitje shumë të mirë. Edhe paraqitja e Malës ishte pozitive.