Leonardo DiCaprio nuk e ka dashur rolin e tij tek “Titanic”

Roli i “Jack” në prodhimin kinematografik “Titanic” është padyshim një nga më të rëndësishmit në karrierën e aktorit Leonardo DiCaprio, të cilit i dha famën dhe suksesin.

Por vite pas xhirimit të këtij filmi mësohet se fillimisht DiCaprio nuk e ka dashur këtë rol. Madje sipas mediave të huaja aktori ka qenë në prag të refuzimit të këtij roli nëse nuk do të ishte për kolegun e tij në filmin “Romeo and Juliet”, aktorin Paul Rudd.

“Ishim duke shkuar në ditën e fundit të xhirimeve të filmit ‘Romeo and Juliet’ dhe Leo më tha që kishte marrë një ofertë për “Titanic. Unë i thashë është e mrekullueshme dhe unë dija shumë për ‘Titanic’, sepse babai im fliste shumë për të. Leo po më thoshte që nuk dinte çfarë të bënte dhe unë mbaj mend që i thashë ‘Duhet ta bësh!’,-u shpreh aktori gjatë një interviste për mediat e huaja.