Ish-deputeti i PS: Në 6 vite fajin e kishin të tjerët, po Rama s’ka asnjë faj?

Nga Agustin Marku (Ish-deputet i PS në Lezhë)

Për negociatat:
Në 2013 fajin e kishte Saliu!
Në 2014 fajin e kishte Luli!
Në 2015 fajin e kishte Opozita!
Në 2016 fajin e kishte Gjyqësori!
Në 2017 fajin e kishte Çadra!
Në 2018 fajin e kishte Çelja pa datë!
Në 2019 fajin e ka Makron!
Në fakt këto 6 vite (2013-2019) në pushtet në Shqipëri nuk ishte as Saliu, as Luli, as Opozita, as Gjyqësori, as Çadra, as Makron, as Dreqi. Ti o Qeveri nuk kishe as nuk ke faj !!!
Ok, kështu po themi!
O Qeveria ime po ku ta kërkojë përgjegjësinë populli shqiptar që në fakt ka një qeveri që paguhet nga taksat pikërisht që t’i dalë përzot dhe të realizojë objektivat për të cilat është votëbesuar nga 2013 për të qeverisur dhe integruar ketë vend pavarsisht se kush është pengesa?!