Vasili: Rama u ka borxh përjetë shqiptarëve. Dështimi i negociatave, vetëm për faj të tij

Bashkimi Europian vendosi sot të mos hapë negociatat për Shqipërinë duke shënuar kështu dështimin më të madh të vendit në procesin e integrimit. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas vendimit të BE. Vasili thotë se faji për bllokimin e negociatave është i kryeministrit Edi Rama.

Negociatat nuk u hapën për shkak të një zvarraniku! Edi Rama ju hyri në borxh përjetë shqiptarëve duke i lënë jashtë Europës për shkak të qeverisjes së ligë dhe të pisët të tij. Dhe ai zvarritet tek këmbët e thyera të karriges. Zvarritu, zvarritu Edi Rama! Po a mundet që një zvarranik të qeverisë më Shqipërinë e shqiponjave”,- deklaron Petrit Vasili në një reagim në Facebook.

Lexoni edhe…