“Çmendet” 28-vjeçari, hyn në rrethimin e luanit dhe fillon të përqeshë kafshën

Vizitorët në një kopsht zoologjik në New Delhi janë tmerruar kur një burrë hyri brenda një rrethimi ku ndodhej një luan.

Ai vazhdoi të përqeshte dhe të ngacmonte luanin, por arriti të dalë i padëmtuar.

28-vjeçari është identifikuar si Rehan Khan nga Bihar. I riu arriti të futej në rrethimin e kafshës pavarësisht përpjekjeve të rojeve për ta ndalur atë, duke këmbëngulur që nuk donte të shpëtonte.

Ai u filmua i ulur ballë për ballë me luanin para se macja e madhe ti afrohej.

Ngjarja përfundoi pa tragjedi pasi punonjësit e kopshtit zoologjik qetësuan luanin dhe shpëtuan Khan, pa marrë asnjë gërvishtje.

Raportohet se një luan i asaj madhësie mund të vrasë një qenie njerëzore brenda 15 sekondave.