Vasili citon Niçen dhe sulmon Ramën: I egër dhe i pacivilizuar

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, citon filozofin gjerman Friedrich Niçe për të sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Pas dështimit në hapjen e negociatave edhe këtë vit dhe pas sulmeve të Ramës ndaj Europës, Vasili e cilëson këtë të fundit si njeri i egër dhe i pacivilizuar.

“Fridrih Niçe thotë:

“Ekzistojnë tre grupe themelore njerëzish: të eger, barbarë, të pacivilizuar dhe europianë”!

Të gjithë shqiptarët janë europianë, vetëm kryeministri i tyre bën pjesë te të egrit dhe te të pacivilizuarit njëkohësisht!- shkruan Vaslili në rrjetet sociale.