Samsung: Telefonin tuaj S10 mund ta hapi kushdo

Kompania Samsung ka pranuar se telefonat Galaxy S10 kanë probleme me skanerin e shenjave të gishtërinjve dhe atë mund ta hapi kushdo. Kur u prezantua në fillim, Samsung e quajti sistemin e vërtetimit të gjurmëve të gishtërinjve si “revolucionar”.

Një grua kishte vendosur shenjat e gishtërinjve në celular dhe më pas e kishte provuar me gishtin e dorës tjetër dhe celulari ishte hapur. Më pas ajo kishte thirrur edhe bashkëshortin për ta provuar dhe sërish ishte hapur.

Kompania reagoi duke u shprehur se do ta zgjidhte problemin me anë të një aplikacioni, por edhe pas aplikacionit situata ishte e njëjtë. Përdoruesve të Galaxy S10 u kërkohet që të fikin opsionin e njohjes së gishtërinjve deri sa të rregullohet problemi, pasi celulari i tyre nuk është i sigurt.