Parlamentit i duhen deputetë që i votojnë qytetarët, jo kryetarët e partisë

Nga Elda Hoti (Fjala e mbajtur sot në Kuvend)

Seanca e sotme është në vigjilje të vendimit të familjes europiane për të na bërë pjesë apo lënë jashtë saj. Seanca e sotme vjen edhe pas disa ngjarjeve historike në rajon siç ishin zgjedhjet në Kosovë.

Vëllezërit tanë në Kosovë, po i afrohen Europës me standarde më shpejt se ne. Jo vetëm vëllezërit tanë, por edhe fqinjët tanë serb dhe maqedonas. Ne mbetemi ende larg dhe nuk kemi aspak vullnet për të ndryshuar.

Kosova votoi e lirë, Shqipëria jo!
Kosova bëri zgjedhje të parakohshme, Shqipëria jo!
Kosova nuk vodhi vota, Shqipëria po!
Kosova nuk bleu vota, Shqipëria po!
Kosova largoi xhaketat e vjetra, Shqipëria jo!
Kosova votoi nje levizje të re patriotike, Shqipëria jo.

Partitë e vjetra ne kosove e pranojne humbjen, ne Shqipëri jo. Të vjetrit ne Kosove nuk ben marrveshje kunder te rinjve, ne Shqiperi po. Ne Kosove votuan emigrantet, ne Shqiperi jo!

Legjenda e kosoves Ramush Haradinaj dha doreheqje, vendosi atdheun mbi gjithçka. Te ne përdorin Shqipërinë, për interes të pushtetit të tyre. Europa dhe SHBA bejne thirrje per ndryshim sistemi zgjedhor, si vlerë e munguar deri më sot.

Boll më, me lista. Boll më, me logo. Boll më, me kryetar partishë. Boll më, me servila!
Ka ardhur koha te dalim në çdo qytet dhe fshat.
Ne duhet jemi deputet nga populli dhe jo nga kryetarët e partive.
Ne duhet të na votoj qyteti dhe fshati ku jetojme, jo kryetari i partisë.
Boll me me kete sistem se kemi krijuar barriera dhe hendek me popullin.

Nuk ju interesojne problemet dhe veshtiresite ekonomike, qe perballen çdo dite njerezit.
Ne zonen te cilen une perfaqesoj, perveç problemeve ekonomike qe perballen çdo dite, ata duhet te perballen edhe me fatkeqesite e permbytjeve.

Laçi po mbytet ne ca pika shiu që bien mbi të, per shkak te shperdorimit te lejeve te ndertimit pa kriter qe jane dhene.
Mos u zemëroni me shiun; ai thjesht nuk di se si të bjerë lart.
Po duhet te zemerohemi me keta pushtetar. Nuk duhet te qendrojme si dele dhe pastaj te ankohemi nga ujqerit.

Duhet të merren masa te menjehershme, per ta zgjidhur njëhere e mirë kete problem. Nuk mundet te lejohet, qe te shkaterrohen serish shtepi, biznese, te mos zhvillohet mesim në shkolla, te bllokohen rruget. Qyteti te izolohet me dite te tera, vetem se qeveria jone nuk merr asnje mase.

Papunesi, varferi, ndotje, pa siguri, krim, kushte jashte cdo standarti. Kur shikon që përmendet Rilindja Urbane, shoh se sa ka rilindur Pazari i Milotit.
Zero investime, ku banorët dhe tregtarët mundohen me mundësitë që kanë të krijojnë kushte për të zhvilluar tregtinë.
Pazari i Milotit ka histori shumë më të madhe dhe më shumë vlera, se Rilindja juaj, që i ka dalë boja me kohë.
Gjendja është aq kritike, sa duke ku ftuar Pazarin e Milotit, thua Shqipëria nuk ka ndryshuar aspak.
Bëhen gjithandaj sheshe moderne në qendrat e qyteteve, ama pazari më i madh i vëndit ka mbetur dhe është çdo vit edhe me keq, që nga viti që u krijua.

Veriu i Shqipërisë, është në kulmin e varfërisë dhe harresës! E gjitha se askush nuk kujdeset dhe ka humb kontaktin me popullin. Nuk i intereson askujt se vota e popullit nuk te ben deputet ne shqiperi, por vetem firma e kryetarve të partisë.

Ky është moment historik. Nuk na e ka fajin as Franca dhe as Hollanda, por keqqeverisja e politikanëve tanë. Shteti mik Gjerman na ka lënë 9 objektiva. Na sillni axhendën ti mbështesim, nëse nuk keni frike nga drejtësia europiane.

Boll me lojëra mediatike! Ne opozita, jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund kauzës tonë të përbashkët për ndryshim të sistemit zgjedhor dhe nuk na ndalni dot. Ju lutem reflektoni, se dhe Kosova 11 vite shtet na ka parakaluar 111 vjet përpara. Mos e mbani peng sistemin dhe një popull europian.