Parajsa e të fortëve, shqiptarët po e kthejnë Essex në një pikat të nxehta të krimit në Europë

Essex (një qytet në Anglinë juglindore) po pëson një shtim të bandave, zotërve të drogës dhe trafikantëve të seksit që e kanë shndërruar këtë zonë në një nga vendet më të nxehta të krimit në Europë. Referuar një artikulli të medias britanike ”The Sun”, thuhet se të paktën 40 mijë të fortë nga Europa Lindore janë aty, duke e kthyer këtë vend në një gërmadhë të tmerrshme të krimit.

 

Të mërkurën, po kjo media raportoi sesi statistikat e Agjencisë Kombëtare të Krimit treguan se një në dhjetë të burgosur të huaj në burgjet e Britanisë është shqiptar. Një kontrabandist droge thotë: “Ata mund të shesin drogë, të drejtojnë bordelet e tyre dhe të pastrojnë të gjitha paratë e pista”.

Në dhjetë vitet e kaluara, vlerësohet se ata kanë kryer me qindra sulme në Londër. “Ata janë të pamëshirshëm”,-thotë një detektiv. “Ata shkatërrojnë gjithçka. Ka një rrjet të madh të tyre. Ata shkojnë për orë me vlerë 400,000 £ dhe produkte të lehta si laptopë. Ata të heqin qafe menjëherë”. Kriminelët shqiptarë kontrollojnë gjithashtu pjesën më të madhe të punonjësve të seksit. Zëvendës oficerët e skuadrës në Scotland Yard, vlerësojnë se ata kontrollojnë më shumë se 75 përqind të bordellove në Mbretërinë e Bashkuar.

R.Sh /Koha Jonë/

Shkrimi i PLOTË