Ori e bën Islin të përlotet, përgatit surprizën më të bukur për ditëlindjen e tij

Ori Nebijaj dhe Isli Islami kanë disa vite që drejtojnë emisionin e mëngjesit së bashku dhe tashmë kanë krijuar një miqësi tepër të ngushtë.

Duke qenë se njihen kaq shumë, Ori di se si ta surprizojë Islin dhe këtë gjë e arriti më së miri ditën e sotme për 33-vjetorin e lindjes së moderatorit. Islami feston sot ditëlindjen dhe Ori kishte menduar një surprizë shumë të veçantë për të. Gjatë emisionit Nebijaj e ka prezantuar ditëlindjen e kolegut si një ngjarje të rëndësishme të ndodhur në 17 tetor 1986 në qytetin e Tepelenës.

“Kur ishte i vogël nuk i ndihej zëri duke qenë gjithmonë më i urti dhe më i gjati në klasë. Ulej gjithmonë në bankën e fundit, sipas atyre që e njohin që nga Liceu Artistik, ku ai studionte violinçel, aty në Lice filloi t’i ndihej zëri”, është shprehur Ori.

Më tej ajo ka treguar disa nga pasionet e Islit që nga fotografia dhe muzika, e në të njëjtën kohë zbuloi se ai vazdhon të jetë beqar edhe pse familja do ta shohë ta veshur si dhëndër. Por surpriza nuk mbaroi me kaq, sepse për moderatorin ishte rezervuar edhe një videomesazh nga nëna e tij, që këtë vit ndodhet larg Islit për ditëlindje. “Isli edhe 100 zemër! Të uroj gjithë të mirat e botës. Të dua shumë! Më ka marrë malli shumë! Zoti të bekoftë bir”, e ka uruar nëna e tij dhe këtu Isli nuk mund të mbante dot lotët.

Moderatori ka treguar gjithmonë se ka një lidhje shumë të ngushtë me nënën e tij dhe se ajo është pika më e dobët.