Nicki Minaj flet për planet për t’u bërë nënë: Praktikohemi gjithë kohës

Nicki Minaj po përgatitet të thojë “Po” në dasmën me Kenneth Petty, por jo vetëm. Në një intervistë për ET ku po prezantonte linjën e veshjeve Fendi Prints On, reperja zbuloi se po përpiqet shumë që të bëhet nënë.

“Ne praktikohemi gjithë kohës, domethënë, bëjmë seks tre herë në natë”, tha Nicki.

Reperja dhe partneri i saj, Kenneth Petty janë të martuar ligjërisht, por ende nuk kanë bërë plane për dasmë.

“Unë duhet të pres derisa të vijë pastori im. Dasma e madhe dhe të gjitha këto do të ndodhin, por jo në këtë moment. Kur isha e vogël, kisha imagjinuar gjithmonë dasmë princeshe, ndërsa tani është më shumë se një jetë, një e ardhme, dashuri, partneritet apo dasmë. Është e cuditshme sepse nuk e prisja që të kisha këtë mendim, por për momentin jam e lumtur në këtë mënyrë”, tha Nicki për ET.