Goditet banda shqiptare e heroinës dhe kokainës në Greqi, kapet “koka” e grupit dhe 4 të tjerë

Autoritetet greke kanë goditur një tjetër bandë të trafikut të marijuanës, heroinës dhe kokainës nga Shqipëria.

Nga superaksioni policor, janë arrestuar pesë anëtarë të bandës, mes të cilëve edhe kreu i grupit, një 41-vjeçar shqiptar. Operacioni është kryer në Selanik, ku raportohet se pjesë e bandës kriminale ishin 6 shqiptarë dhe 1 grek, të moshës 19-29 vjeç.

Ndërkohë, policia greke ka sekuestruar 9 kg e 145 gram marijuane, 6 kg e 306 gram heroinë, 94 gram kokainë, 2 kg e 180 gram përzierës, 1 pistoletë me krehër me 7 fishekë, 5 fishekë, 1 peshore, 4500 euro dhe disa celularë.