Gjenerata e këtij mileniumi harxhon më shumë kohë duke flejtur! Si ka ndryshuar jeta nga brezat e mëparshëm

Brezi i lindur ndërmjet viteve 1981 dhe 1996 quhen ndryshe gjenerata Z ose brezi i Mileniumit të Ri.

Në këtë mënyrë çdo brez ka karakteristikat dhe zakonet që e shoqërojnë, mirëpo për këtë të sotmin të dhënat tregojnë disa detaje mjaft interesante.

Të lindurit e këtyre viteve harxhojnë më shumë kohë duke flejtur e llogaritur mesatarisht rreth 20 minuta më shumë se paraardhësit e tyre.

Ata gjithashtu harxhojnë më shumë kohë duke u socializuar me njëri-tjetrin, por sipas statistikave janë gjithashtu edhe më të edukuar përsa i përket arsimimit.

Një tjetër diferencë shfaqet edhe në kohën që ata harxhojnë duke luajtur videolojëra, praktikisht dyfishi i gjeneratave të mëparshme. Ndërkohë ka një tendencë midis tyre për tu afruar më së shumti me kulturat Aziatike, Hispanike ose Latine.

Këto të dhëna vijnë nga Departamenti Amerikan i Statistikave të Forcës Punëtore. /Scan