Ford bashkohet me Volkswagen dhe Amazon për t’i ofruar njerëzve mundësi të pafundme mbi makinat elektrike

Ford Motor Company në një deklaratë zyrtare është shprehur se do të bashkojë forcat me kompaninë Volkswagen dhe manjatin e teknologjisë Amazon për t’i dhënë përdoruesve të makinave elektrike në të ardhmen varietete të pafundme karikimi nga autostradat deri në shtëpitë e tyre.

Rrjeti i stacioneve të karikimit do të jetë më i madhi në Amerikën Veriore me 12,000 pika dhe me më shumë se 35,000 priza, u shprehën drejtuesit e kompanisë Ford.

Numri dy i prodhimit të makinave në Amerikë ka parashtruar planet për të investuar më shumë se 11 billion dollarë në makinat elektrike dhe pret që përfitimet më të mëdha t’i kthehen në vitin 2022.

Rrjeti që do të ngrihet do t’i japë zotëruesve të makinës Ford aksesin në stacione me karikim të shpejtë, të cilat do të vendosen nëpër autosratada nga programi i kompanisë Volkswagen për elektrifikimin e Amerikës.

Ndërkohë Ford paralelisht po punon edhe me Amazon për të instaluar pika karikimi nëpër shtëpitë e konsumatorëve.