Efekti Ronaldo, Juve mes 10 klubeve me më shumë shitje fanellash

Cristiano Ronaldo e ka shndërruar Juventusin në një klubet me markën më të shtrenjtë në botë. Raportet e fundit financiare në Itali kanë zbuluar se te skuadra torineze ai ka sjellë shuma të frikshme parash qëkur ish-ylli i Real Madrid iu bashkua në verën e vitit 2018.

 

Bardhezinjtë kanë arritur të shesin 1 milionë e 314 mijë bluza sezonin e kaluar, shifër kjo 3 herë më e lartë se në vitin paraardhës, ndërsa edhe në Instagram, Juventus është bërë klubi i tretë më i ndjekur, duke parakaluar Manchester United dhe mbetur pas Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Sa i përket numrit të fanellave të shitura, gara kryesohet nga Manchester United me 4 milionë e 950 mijë bluza të shitura, i ndjekur nga Liverpool me 3 milionë e 943 mijë, ndërsa në 10-shen e parë bëjnë pjesë edhe Bayerni i Mynihut me 3 milionë e 450 mijë, Real Madrid me 2 milionë e 920 mijë dhe Barcelona me 2 milionë e 755 mijë.