Deklarata e Macron për Shqipërinë, përkthimi fjalë për fjalë (VIDEO)

Presidenti frances Emanuel Macron e bëri të qartë dje se ishte kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas tij BE ka probleme të brendshme dhe për momentin nevojitet një reformim i procedurës së zgjerimit, pastaj të flitet për hapjen e negociatave për këto dy vende.

E fortë ishte sidomos deklarata e tij, kur tha se e kishte të vështirë t’u shpjegonte francezëve hapjen e negociatave për Shqipërinë, kur ky shtet është i dyti në Francë për numrin e madh e azilantëve. Shihni në videon më poshtë të përkthyer në shqip nga Exit.al këtë pjesë të deklaratës së Macron.