Deklarata e Bushatit në “Opinion”, reagon Berisha: Në kor me ‘rilindasit’ e tjerë për të mashtruar shqiptarët

Për 6 vite qeveria e drejtuar nga Edi Rama dështoi të përmbushë kushtet për hapjen e negociatave. Edhe pse u hapën shampanja, u dekoruan ambasadorë në vitin 2018 pasi u tha se u hapën negociatat, Shqipëria sërish ngel në këtë rrugë.

Por ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i ftuar në “Opinion” u shpreh ndër të tjera se, kushtet e vendosura nga Berlini nuk janë kushte, por një plan pune për Shqipërinë.

“Ana tjetër e medaljes është se kushtet, apo detyrat e shtëpisë janë normale. Dokumenti i Bundestagut gjerman, ato që ju i quani kushte unë mund ti konsideroj edhe një plan punë për Shqipërinë”, tha Bushati.

Por deklarata e tij ka sjellë edhe reagimin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se, qëndrimi i Bushatit është në sinkron me zyrtarët e tjerë të qeverisë për të mashtruar shqiptarët.

Reagimi i plotë i Berishës:

“Duke ndjekur “Opinion”!

I pa imagjinueshem qendrimi i ish ministrit ne kor me zyrtaret e tjere per te mashtruar qytetaret shqiptare.

Çeshtja eshte shume e thjeshte. Vjet u percaktuan 7 kushte nga keshilli i ministrave te BE.
Nga keto kushte nuk u plotesua asnje i vetem. Kjo dhe vetem kjo eshte thelbi!

Kjo detyroi Bundestagun te shtoje nga 7 ne 9 kushte, de facto 10, dhe hapjes se negociatave vetem pas plotesimit te ketyre kushteve.

I gjetur para ketij mos plotesimi te asnjerit prej kushteve madje dhe perkeqesimit te disa prej tyre siç eshte rritja me 25% e azilkerkuesve nga Shqiperia, Presidenti Macron nuk pranoi te mashtrohet per se dyti se Shqiperia do plotesoje kushtet ndaj tha Stop mashtrimeve te ketyre vendeve dhe Komisionit Europian”